Renea arreston per te treten here Filip Gjeloshin
Forcat speciale RENEA kanë arrestuar për herë të tretë Filip Gjeloshin.
Por këtë herë në pranga ka rënë edhe Nikoll Mulaj, ndërsa prangosja ka ardhur në bazë të një urdhëri ndalimi për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Arrestet janë ekzekutuar në banesat e tyre pas mesnate duke u gdhirë e enjtja, ndërsa mësohet se nuk ka patur rezistencë.
Filip Gjeloshi është një emër i përmendur gjatë në kronikat e zeza të medias.
Që në moshën 20-vjeçare është akuzuar për një vrasje në qytetin e tij të Tropojës, akuzë për të cilën u arrestua por nuk u provua asnjëherë.
Në vitin 2003 ishte në burg kur i ka dalë në krahë të dënuarit përjetë Zani Caushi, në hasmërinë që vijon edhe në burg mes tij dhe Gaxhait.
Për këtë shkak në burg u plagos me thikë. Gjeloshi ishte në burg i arrestuar per plagosjen e elektricistit Shpetim Beqiri fare prane baneses se tij ne rrugen Siri Kodra.
Pas lirimit edhe nga arrestimi i vitit 2006, kur akuzohej për tentativën e vrasjes së një personi në Allias, Gjeloshi në vitin 2011 do I shpërntonte mrekullisht një atentati me armë ku mbeti I plagosur.