E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhje me ilac gjumi ne pije nje i arrestuar

Policia e Tiranës ka zbuluar një skemë të vjedhjes ku autorët përdornin drogë në pije për të vënë prenë në gjumë. Florenc Burri, 31 vjeç është arrestuar ndërsa policia është vënë në kërkim të bashkëpunëtorit të tij.

Sipas policisë janë 3 raste të zbuluara ndërsa dyshohet se në mjaft raste të tjera nuk ka patur denoncime.

Rasti I parë është ai I dy të moshuarve të cilët pritnin në radhë për të marrë paratë e pensionit. 31-vjeçari ka qëndruar në radhë dhe aty I ka ftuar dy të moshuarit për të pirë diçka freskuese në lokal.

Ka shkuar vetë në banak dhe u ka ofruar pijet, të cilat edhe pse të hapura nuk kanë ngjallur dyshime tek të moshuarit. Menjehërë pas pijes ata kanë humbur ndjenjat dhe kur janë zgjuar nuk kanë gjetur portofolët dhe sendet personale.

Rasti i dytë është i taksistit pranë stadiumit Dinamo. Pasi kanë bërë pak rrugë bashkë, 31-vjeçari i ka kërkuar të ndalë dhe të presin një person tjetër që do vinte me ta. Nga çanta ka nxjerrë një kanaçe Red Bull dhe e ka hapur.

E ka ndërruar me një tjetër të hapur që mbante në çantë dhe që duhej të ishte e hapur dhe ia ka ofruar si qerasje shoferit, ndërsa ka pirë vetë tjetrën.

Taksisti ka humbur ndjenjat dhe kur është përmendur ka parë se i mungonin 90 mijë lekë të reja, ora e dorës, unaza, byzylyku dhe katër telefonë.

Rasti i fundit ai që e zbuloi 31-vjeçarin, ishte ai i një picajoli, të cilit iu deshën 24 orë në spital për të dalë nga koma ku kishte rënë si pasojë e ilaçit për gjumë.

Burri kishte shkuar në picerinë e tij dhe e kishte ftuar të shikonte një lokal për të punuar bashkë, të cilin pretendonte se e kishte në pronësi.

Ndërsa ka ulur picajolin në tavolinën jashtë lokalit që do shikonin ka dalë me dy pije freskuese të hapura, të cilat i kishte marrë në banak.

Picajolit i ka shpëtuar momenti kur i ka hedhur substancën e gjumit, dhe kur është përmendur në spital ka kuptuar skemën e pazakontë të vjedhjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›