Tavo: Mungesa e personelit, mungojnë denoncimet
Tiranë- Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, ku ka bërë të ditur synimet e tij kësaj ministrie për vitin 2012-të.
Sipas zotit Tavo problemi i bluzave të bardha në zonat e thella nuk është inekzistent por sipas tij mungojnë denoncimet.
Ndëkohë Tavo ka deklaruar se dërgimi i të sëmurëve nga spitalet rajonale në QSUT mbetet problem shqetësues për sektorin e shëndetësisë dhe që duhet të minimizohet.
Ministri i Shëndetësisë, konstatoi se tre rrethet, Berat, Fier dhe Durrës kanë dhe rastet më të larta të referimeve drejt QSUT. Janë 2667 raste të referuara nga rrethet në QSUT, që përbën një numër të lartë, po të kemi parasysh buxhetin e QSUT, tha Tavo.
Tavo bëri të ditur gjithashtu dhe riaktivizimin e punës së inspektoriatit për duhanin dhe alkoolin, që duhet të ecë, sipas tij, paralelisht me atë për ndotjen akustike.
Sipas Tavos, për vitin 2012 Ministria e Shëndetësisë synon ndërhyrjen në 34 njësi të qeverisjeve vendore me rikonstruksione të 28 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, si dhe me ndërtimin e 19 ambulancave dhe qendrave shëndetësore të reja, me një vlerë totale prej rreth 45 milionë lekësh.
Përveç këtyre ndërhyrjeve, MSH ka si prioritet të saj plotësimin e këtyre objekteve me setin e pajisjeve mjekësore, përfshirë edhe kabinetet dentare, vlera totale e të cilave për vitin 2012 shkon në 11 milion lekë.
Tavo bërë me dije edhe punën e deri tanishme në rikonstruksionin e 26 objekteve (ambulanca dhe qendra shëndetësore), si dhe në ndërtimin e 44 objekteve të reja. Mbyllja e këtyre objekteve do të bëhet brenda këtij viti ndërkaq që fondi kap vlerën e 73 milion lekëve.
Ministri i Shëndetësisë ka bërë më dije së për vitin 2013 janë planifikuar të shpenzohen 7 milion lekë të tjerë.
/IDEA/