E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Oketa sot në zonën e shpërthimit

 

 Ministri i sapoemëruar i Ministrinsë së Mbrojtjes, Gazmend Oketa ka vizituar sot zonën e Gërdecit e cila vetëm pak javë më parë u përshi nga shpërthimni i depos së minicioneve duke shkaktuar dëme të mëdha . Sot vuri në dukje ai do të jetë dita e fundit e shtabit në Gërdec dhe në terren do të jenë plotësisht 340 forca ushtarake. Ministri i Mbrojtjes pohoi se Gërdeci nuk është më zonë e rrezikshme edhe pse zona e kraterit është ende e kontaminuar dhe me rrezik mund të jenë edhezonat e pyllëzuara. Prandaj është e rëndësishme që banorët të tregohen të kujdeshëm për t'u mos rrezikuar sërisht. Misioni ushtarak sipas Oketës do të përfundoje nesër dhe në këtë zonë do të jenë vetëm 50 forca ushtarake.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›