E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja e fundit e Bush- Vjen ne Evropë për të zgjeruar Naton deri në Lindje.

 

Xhorxh Bush mbërrin në Evropë dhe axhenda e tij është plot me kërkesa si për aletatët atlantikë ashtu edhe për Vladimir Putin i cili po përgatitet të lërë Kremlinin. NATO-ja që numëron 26 vende po përgatitet të mirëpresë tre anëtarë të rinj Shqipërine, Kroacinë dhe Maqedoninë, të cilat sipas "Il Giornale", kanë pasur gjithmonë mbeshtetjen amerikane.Bush dëshiron gjithashtu që Gjeorgjia dhe Ukraina të pranoheshin në MAP, (Membership Action Plan), që përfaqëson një përgatitje në horizont për hyrjen në Aleancë. Pikërisht për këtë arsye Bush ka ndaluar në Kiev, për të përkrahur cështjen e Ukrainës. Por në këtë rast ShBA-ja po përballet me kundërshtime, vecanërisht me Gjermaninë. Të paktën gjysma e anëtarëve të Aleancës nuk e aprovon sot një hap të tillë, sepse kjo gjë do të egërsonte Rusinë dhe këto vende kanë probleme serioze me stabilitetin e brendshëm të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›