E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kur nuk je në gjendje të flasësh saktë, të paktën përgatitu!"

Ne shqiptarët themi një shprehje: Nuk mbulohet dielli me shoshë. Po ja që Kryeministri ynë këtë s'e paska dëgjuar. E thanë gazetat tona që bëhet trafik, ky doli dhe tha "gënjejnë". E thanë punëtorët vetë që bëhej trafik, ky prapë doli dhe tha "gënjejnë". E tha ai që ka përgju bisedat, ky prapë në të vetën. E tha tani së fundi dhe gazeta më prestigjioze në botë pas 6 muajsh investigim, ky del e thotë: "Nuk vlen, përdoreni për letër higjienike!". Një gjë kam kuptuar nga Kryeministri ynë: Në rastet kur ai është i kapur gafil, ai flet vetëm broçkulla. Një këshillë për Berishën: kur e di që s'je i aftë të flasësh, asnjëherë mos jep koment pa u menduar (ose pa ta përgatitur kush). Respekte INJORANTËVE të pasur se është koha e tyre!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›