E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita Ora dëshiron të punojë me Gwen Stefani

Rita Ora ne radion Kiss FM

Rita Ora është një fanse e madhe e Gwen Stefani.

E ftuar në radion Kiss Fm në Britaninë e Madhe, Rita Ora është shprehur se nëse do të zgjidhte një artist për të punuar, padyshim ajo do të ishte Geen Stefani.

E dini çfarë, u tha ajo prezantuesve, ajo është një mama cool. Thjesht, e dua nuk ka dyshime, kështu që unë mendoj se një duet me të do të ishte fantastik.

Rita ka treguar gjithashtu, për kontratën e saj me Roc Nation, ndërsa ka theksuar se takimi i parë i saj me reperin Jay Z ka qenë kur ajo ishte 18 vjeçe.

Gwen Stefani

E ndjeva se ishte një veprim i drejtë, e dija që ishte ekipi i duhur për mua- ka thënë ajo.

Në pritshmëritë e Jay Z, ajo do të jetë e suksesshme sa Rihanna, këngëtarja me origjinë shqiptare, u përgjigj: Unë e dua suksesin e saj

Rita ka prezantuar edhe një pjesë të këngës së saj më të re me titull Shine Your Light, me producent, Frasier T Smith.

Intervista në Kiss FM

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›