E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria e Pastër, protesta në Paskuqan kundër landfillit

Tiranë- Ndërkohë që sot administrata publike ishte në aksion për pastrimin e vendit nga mbeturinat, në komunën Paskuqan të Tiranës ka pasur protesta kundër plehrave.

Të gjithë banorët e zonës kanë dalë të protestojnë kundër vendimit të këshillit të Komunës që vendgrumbullimi i mbeturinave të bëhet shumë pranë zonës së tyre.

Ata kanë kërkuar që vendimi të rrëzohet pasi është marrë në mënyrë të padrejtë dhe vetëm në interes të kryetarit të Komunës.

I bëjmë thirrje qeverisë të marrë masa kundër kryetarit të komunës pasi është shumë i paaftë dhe ndjek vetm interest e veta personale. Qeveria bashkë me Lulëzim Bashën që kanë deklaruar se Paskuqani do bëhet park kombëtar këta ose tallen me popullin ose saka mënyrë tjtër. Ne po bëjmë thirje që të meren masa, se ndryshe do marrim masa ekstreme- shprehen ata.

Sipas vendimit të Komunës në këtë zonë do të ndërtohet një landfill prej 4 hektarësh, dhe ka filluar puna për përgatitjen e terrenit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›