Ministri Pango i dorëzon çekun kampionit Qato

Nga Dash Frashëri
ASA (Albanian Sport Agency) - Jo vetëm kampion Europë ne peshën super të mesme në versionin EBU, pritje nga autoritet më të larta, përfshirë presidentin Alfred Moisiu dhe kryeministrin Berisha, prani në televizionet më prestigjioze dhe median e shkruar dhe atë elektronike, por dhe një shpërblim kuptimplotë prej 10.000 eurosh nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. "Unë do të falënderoj të gjithë ata që bënë të mundur në fitimin e titullit kampion Europe, do të falënderoj sponsorin Ylli Ndroqi, që e ka mbështetur denjësisht dhe t'i uroj suksese të mëtejshme Kreshnikut, duke bërë të ditur se ministria do të vazhdojë ta mbështesë, si atë dhe të gjithë sportistët cilësorë. Sic e dini këtu jemi edhe për të kryer një veprim që tregon mbështetjen e sportit cilësor, për t'i dhënë zotit Kreshnik, edhe me rekomandimin e Kryeministrit një shpërblim prej 10 mijë eurosh", tha në fjalën e tij, ministri i Ministrisë Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zoti Ylli Pango gjatë ceremonisë së organizuar për këtë rast. "Kam dhënë shumë falënderime, por ky i sotmi më jep një emocion të vecantë. Duke pasur parasysh se unë vi nga një rrugë e largët, pardje u nisa në Londër, dhe u ktheva dje sërish. Nuk gjej fjalë për të falënderuar të gjithë njerzit që më kanë mbështetur. Duke pasur parasysh një takim special me kryeministrin, të cilën e bëra para dy ditësh një premio të tillë kaq shpejt nuk e mendova. Duhet të falënderoj zotin kryeministër dhe qeverinë, po ashtu zotin Ylli Pango, si ministër i ri, më dha mbështetje të menjëhershme. Nuk mund të ri pa falënderuar edhe sponsorin tim, zotin Ylli Ndroqi, që më dha një mbështetje të jashtëzakonshme. Ju faleminderit të gjithëve", tha Kreshnik Qato në ceremoninë e organizuar. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm krahas medias televizive edhe asaj të shkruar edhe drejtues të faqes më të madhe sportive në internet Albania-sport.com. Kompania "Yldon Energy Drink", me president zotin Ylli Ndroqi, shtroi një koktej ku nuk mungonin produktet e saj "Bullit" dhe "Vodka Baya Beach".