E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Pollo: “Ligji për mediat audiovizuale është i nevojshëm. Të punojmë sëbashku për ta miratuar sa më shpejt.”

Në cilësinë e Ministrit  përgjegjës për Shoqërinë e Informacionit,  zoti Genc Pollo mori pjesë në seminarin e organizuar nga Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës për ligjin mbi Mediat  Audiovizuale, i cili po punohet prej dy vitesh në Komisionin Kuvendor për Edukimin dhe Mediat.
“Ky është një  ligj shumë i nevojshëm dhe asistenca e dhënë nga Komisioni Europian siguron që të jetë në përputhje me acquis europian. Gjithashtu, Këshilli i Europës me ekspertizën e tij jep këshilla për balancat e kriteret e duhura që të kemi një rregullator që zbaton frymën e germën e ligjit ” – tha z. Pollo, duke shtuar se duhet të punojmë  sëbashku që të hartohet e të miratohet   sëbashku.
Të pranishëm nga pala shqiptare ishin krahas deputeteve Mesila Doda dhe Mark Marku, edhe deputetë nga PS , znj. Valentina Leskaj e Alfred Dalipi, si dhe drejtuesit e Këshillit Kombëtar të  Radiove e Televizioneve.19/11/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›