Kryeministri Berisha merr pjesë në konferencën rajonale “Doing Business”

- Kryeministri Berisha u shpreh se qëllimi kryesor i qeverisë është të integrojë vendin në Bashkimin Evropian, një detyrë kjo e vështirë dhe që kërkon reforma universale si në sistemin demokratik edhe ekonominë e tregut
Kryeministri Berisha përshëndeti sot punimet e konferencës rajonale “Doing Business”, e cila u zhvillua në ambientet e hotel “Sheraton”. Fjala e plotë e Kryeministrit Berisha në punimet e konferencës rajonale “Doing Business”:
“është një kënaqësi e madhe dhe veçantë për mua t’ju pres dhe drejtohem juve sot. Së pari, falënderimet më të ngrohta për ju dhe ju falënderoj për pjesëmarrjen e gjerë. Po takohemi në një kohë shumë të veçantë, po takohemi në një kohë kur kriza ekonomike dhe mbetjet e saj akoma po dëmtojnë ekonominë tonë, ekonomitë e vendeve tona dhe ekonomitë rajonale.
Që prej fillimit isha thellësisht i bindur se për dymbëdhjetë vendet, me mundësi të kufizuara stimuluesi më i mirë ishte të punonin për klimën e biznesit. Të punonin për zgjerimin e lirisë së tregjeve, për të siguruar konkurrencën në ekonomitë tonë dhe unë mendoj se kjo politikë ishte e duhura. Ishte e duhura, ka treguar që ishte e duhura, nëse shohim gjendjen e ekonomisë në këtë moment. Ekonomia jonë u përball me pasojat e krizës, monedha jonë u zhvlerësua rreth 10 për qind dhe eksportet ranë rreth 10 për qind, por ende ekonomia jonë po rritet me 5.3 për qind. Ende, investimet e huaja direkte u rritën me 59 për qind dhe kreditimi i ekonomisë u rrit në rreth 50 për qind.
Shqipëria nuk përfitoi ndonjë bonus apo stimulues të veçantë në këtë krizë, por ne vazhdojmë të bëjmë përpjekje të mëdha për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të tërhequr investime të huaja direkte. Kështu, ne vazhduam me përpjekjet për të hequr pengesat burokratike ndaj bizneseve. “One stop shop” për regjistrimin e bizneseve punon në gjithë vendin, dhe kjo ka bërë të mundur të regjistrohen bizneset në 30 minuta për 1 Euro. Krahas tij, po punon “One stop shop” për licencat dhe lejet. Pasi qeveria lëshoi 2/3 e licensave dhe lejeve, çfarë mbeti u grumbullua në një “One stop shop”, dhe shkurtoi shumë kohën e kërkuar për të marrë një licencë. Uli çmimet dhe përsëritjet/rishikimet to të shkurtojë akoma më shumë. Ky “One stop shop” ka pak muaj aktivitetit, por duket se do të jetë një sukses.
Ne po implementojmë kurdo që të jetë e mundur principin “heshtja është miratim”. Në muajt e ardhshëm do të miratohet një ligj mbi urbanistikën, i cili do të siguroj standarde të reja. Shqipëria është mbrapa me kohën e kërkuar për lejet e ndërtimit. është 399 ditë; do të bëhet 45 ditë. Shumë shpejt, ligji ka kaluar në parlament dhe po pret të miratohet, madje edhe atje parimi “heshtja është pranim” do të jetë aktiv.
Ne kemi punuar shumë për të lehtësuar barrën fiskale të bizneseve. Unë u përkas atyre që besojnë se taksat e ulëta janë politika më e mirë dhe kjo u provua e vërtetë në Shqipëri. Duke u bërë vendi me barrën më të ulët fiskale në Evropë, në arritëm të kishim një rritje prej 16-23% të të ardhurave në vit. E fundit ishte 8 për qind. Ne do të vazhdojmë të modernizojmë sistemin tonë fiskal, të plotësohet me taksat-online, bilancet-online dhe kohën për të siguruar shërbimet më të mira për qytetarët dhe bizneset.
Indekset e klimës dhe biznesit dhe konkurrueshmërisë janë përmirësuar progresisht, por ka ende vend për rritje. Shumë ligje që marrin parasysh direktivat e Komisionit të Bashkimit Evropian kanë kaluar në Parlament. Të tjerë janë në përgatitje. Qëllimi ynë kryesor është të integrojmë vendin në Bashkimin Evropian, kjo është një detyrë e vështirë dhe kërkon reforma universale në të dyja anët: sistemin demokratik dhe ekonominë e tregut. Ne nuk i kursejmë përpjekjet; do të ndërmarrim hapa për ta bërë ekonominë tonë më shumë funksionale. Të implementojmë direktivat dhe standardet e BE si një kusht për progresin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Por gjithashtu si një kusht për të siguruar konkurrueshmëri të lartë dhe prosperitet në vendin tim.
Disa reforma të institucioneve janë në vazhdim e sipër; do të doja të theksoja dy prej tyre. Së pari, inspektorati dhe falënderoj Bankën Botërore për ekspertizën dhe ndihmën që ka dhënë. Sistemi ynë i inspektoratit duhet reformuar. është një peshë e panevojshme në modelin ekzistues për bizneset. Ne do të adoptojmë një sistem inspektorati më pak burokratik, më efiçent dhe më miqësor për bizneset. Këto reforma shpresojmë se do të përfundojnë në muajt që do të vijnë. Agjencia jonë për investimet e huaja do të transformohet thellësisht, duke u bërë një “One stop shop” për investimet e huaja direkte. Banka Botërore ka dhënë një ndihmë të madhe, ekspertët e saj po punojmë me ekspertët e qeverisë sime për të finalizuar këtë reformë shumë të rëndësishme për investimet e huaja direkte.
Unë besoj se potencialet e Shqipërisë janë të mëdha. Vendi im nuk është i madh, por ka potenciale më të vërtetë shumë të mëdha. Ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, ka një potencial të jashtëzakonshëm të energjisë së rinovueshme. është një vend me depozita shumë te mëdha minirealesh, të cilat tani vlerësohen shumë në tregun botëror; kromi, nikeli, hekuri. Por vendi im gjithashtu ofron tregun më të mirë të punës në Evropë, njerëz të rinj, dinamikë, të mirë edukuar dhe punëtorë. Gjithçka ata duan është një mjedis më i mirë, ajo për të cilën ne po punojmë.
Shumë faleminderit!”18/11/2009