Ministri Ruli: Rritja e çmimit të bukës është normale. Nuk e ndalim dot
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, deklaroi sot se rritja e çmimit të bukës nuk është abuzive. Ai tha se rritja ka ardhur për shkak të importit. Sipas tij, çmimet e grurit në tregun e huaj janë rritur dhe kjo reflektohet edhe në vendin tonë. Sipas ministrit, prodhimi vendas plotëson vetëm 20 përqind të nevojave. Ai preku edhe një problem tjetër, atë të mungesës së magazinimit të grurit. Edhe pse fermerët e kanë kërkuar një gjë të tillë prej kohësh, shteti nuk e ka vënë ujin në zjarr për këtë çështje. Shumë produkte vendase shkojnë dëm për këtë çështje.