E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanet e ICITAP trajnojne Njesine e Sigurise Portuale ne Durres

Amerikanet e strukturave te ICITAP-it prej disa ditesh kane nisur trajnimin e Forcave te Sigurise Portuale duke synuar rritjen e aftesive te tyre profesionale ne luften ndaj terrorizmit. Njesia e Sigurise Portuale e cila ka si detyre ruajtjen e territorit te portit nga sulmet terroriste i eshte nenshtruar nje trajnimi nga eksperte amerikane te ICITAP. Ne qender te trajnimit ka qene ruajtja e objekteve te vecanta ne territorin e portit detar nga sulme te mundshme me background terrorist me pista arabe. Nje trajnim i tille kane bere te ditur burime nga kjo njesi speciale eshte organizuar pikerisht ne kohen kur vendet e Afrikes Veriore jane perfshire nga ngjarje te fuqishme ku nuk perjashtohet edhe eksportimi i problemeve te tyre ne rajone te ndryshme te Mesdheut dhe ne vende me besime te Islami. Nga e marta Forcat e Njesise se Sigurise Portuale ne Durres kane nisur ti nenshtrohen nje trajnimi nga ekspertet amerikane te ICITAP. Ne dukje nje trajnim i planifikuar ne kalendarin e veprimit te kesaj berthame ai ndodh ne nje kohe kur be vendet e Afrikes Veriore ka ngjarje te rendesishme. Ne themel te trajnimit mesohet te kene qene masat dhe menyrat e veprimit te kesaj njesie per mbrojtjen e kalatave ku jane vendosur depozitat strategjike te karburanteve si dhe hyrja ne basenin e portit detar ne rast te nje sulmi terrorist. Nderkohe qe ne port jane dyfishuar patrullimet si dhe jane shtrenguar masat e kontrolleve jo vetem ne portat hyrese por edhe neper institucionet qe operojne ne port. Keto masa merren ne kushtet kur vendi yne ka nje perqindje te larte te popullates me besim islam dhe eshte anetar i NATOS. Por nuk perjashtohet mundesia e aktiviteteve subversive te elementeve terroriste te veshur me petkun e misionareve te perhapjes se ideve fetare. Ne terminale eshte ndaluar hyrja e automjeteve te cilat jane te detyruara qe te parkojne 300 deri 400 m larg terminaleve sikurse jane ai i udhetareve dhe ai i kontejnereve. Njesia e Sigurise Portuale e Durresit u krijua ne 2006 me kerkese te Rojes Bregdetare Amerikane e cila e kishte klasifikuar atehere Portin e Durresit se bashku me portet e vendeve te Afrikes per sa i perket problemeve te sigurise. Pas krijimit te kesaj strukture dhe survejimit te shesheve dhe kalatave me ane te kamerave spiune porti kryesor i vendit eshte ngjitur dy shkalle me lart ne nivel boteror. Ishin ekspertet amerikane te ICITAP ata qe jane marre me trajnimin e efektivave te kesaj njesie si dhe ne hartimin e planeve te ruajtjes se territorit te portit detar ajo eshte nje njesi ushtarake e armatosur me armatim te lehte si dhe me mjete e logjistike moderne.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›