E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Tahiri urdhër për evidentimin e çdo ndërtimi pa leje

TIRANË- Policia e Shtetit me urdhër të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka nisur që prej ditës së djeshme një operacion të gjerë për identifikimin e ndërtimeve pa leje, pezullimin e punimeve në to si dhe nisjen e procedurave për ndjekjen penale të kompanive ndërtuese, që kanë shkelur ligjin duke ndërtuar pa leje.

Urdhri i mbërritur edhe drejtorëve të policive në qarqe kërkon pezullimin deri në një vendim gjykate të ndërtimeve pa leje si dhe marrjen e masave ndaj zyrtarëve, që kanë pasur përgjegjësi direkte në lejimin e këtyre ndërtimeve. 

POLICIA BLLOKON NDËRTIMET PA LEJE
Nga komisariati i Policisë Nr. 1, Tiranë më datë 17.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Pëllumb Murat Shpata, i datëlindjes 03.04.1963, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë, sepse në Rrugën “Budi” ka ndërtuar një objekt pa leje. 

Më datë 17.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Kol Preng Gjokmarkaj, i datëlindjes 03.04.1963, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në “Rrugën e Elbasanit”, përballë Fakultetit Ekonomik, ka ndërtuar një objekt 6 katësh pa lejë. 

Më datë 17.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Pavlin Frrok Kalusha, i datëlindjes 15.03.1979, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në “Rrugën e Elbasanit” përballë Fakultetit Ekonomik Tiranë, ka ndërtuar një objekt 6 katësh pa leje. 

Komisariati i Policisë Nr. 2, Tiranë, më datë 17.09.2013, filloi proçedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit Edmonda Kadri Zaimi, Elton Mehmet Xhaferri e Klodian Xhemal Lita, të datëlindjes 26.01.1970, 31.05.1970 e 10.03.1982, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në Rrugën e Kavajës, në Qendrën e Shërbimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, të marrë me qira po bëjnë ndërtime pa leje. 

Po ashtu më datë 17. 09. 2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Fatmir Hekuran Sinani, i datëlindjes 08.10.1951, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, pronar i firmës së ndërtimit “Sinani” Shpk, sepse në “Rrugën e Kavajës”, po ndërton një shtesë kati në pallatin në ndërtim, pa lejë. 

Komisariati i Policisë Nr. 3, Tiranë, më datë 17.09.2013, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Vasil Anea Çelari, i datëlindjes 03.02.1958, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë, sepse në rrugën “Riza Çuka”, i ka pushtuar 400 m², tokë shtetasit Adem Nikolin Zeku, i datëlindjes 20.10.1924, banues në Tiranë. 

Drejtoria e Policisë Qarkut Lezhë, më datë 17.09.2013, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Ermando Nikoll Jakaj, i datëlindjes 21.01.1983, banues në fshatin Zejmen, ish-sekretar i Këshillit të Komunës Zejmen, sepse duke shpërdoruar detyrën, nuk ka paraqitur për shqyrtim në Këshillin e Komunës, dokumentet për t’u pajisur me tokë shtetasi Gjergj Gegë Simoni, i datëlindjes 24.05.1968, banues në Zejmen.
Drejtoria e Policisë Qarkut Fier, më datë 17.09.2013, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin me inicialet M.R, i datëlindjes 20.08.1957, banues ne Fier, me detyrë kryeinspektor INUV Bashkia Fier, sepse duke shpërdoruar detyrën, ka lejuar të ndërtohet një objekt pa leje në lagjen “29 Nëntori”. 

Komisariati Policisë Sarandë, lidhur me një ndërtim pa leje në fshatin Piqeras nga shtetasi Themistokli Prifti, më datë 17.09.2013, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, për punonjësit e administratës Komunës Lukovë.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›