Ministri: U binda pas bisedes me Zherom Shampanj
Ka qene nje bisede telefonike prej me se 30 minutash me shefin e marredhenieve nderkombetare te FIFA-s, Zherom Shampanj, qe beri te mundur celjen e nje dritareje, e cila mund te sjelle edhe paqen e shumepritur mes FSHF-se dhe shtetit shqiptar. "Kam biseduar me Zherom Shampanj, qe eshte nje nga personat me te larte te FIFA-s, dhe ai me sugjeroi qe ta firmos statutin, por te le dicka evazive ne nenin ku FSHF nuk ka pranuar ndryshimin, qe do te na jape mundesine per ta korrigjuar me vone. Sugjerimi i zotit Shampanj ishte me shume vend, sepse ne kete menyre nuk do te jete e nevojshme qe futbolli yne te qendroje i pezulluar". Me pas, ministri Pango tregon se bisedimet me Presidentin Topi kane dhene frytet e veta. "Ne takimin qe pata me Presidentin Topi, u keshilluam dhe rame dakord qe kete nen ta ndryshojme, duke marre per baze nje prej statuteve te federatave te tjera evropiane. Me duket nje arsyetim i pranueshem nga nje njeri qe e njeh shume mire futbollin", theksoi ministri i MTKRS-se. Me pas, ai shpjegon nje nga arsyet e konfliktit. "Ky nen i jep te drejta absolute federates. E shnderron ate ne nje Zeus te plotfuqishem. Eshte nje nen qe i jep liri te pakufishme ne hapesire vend dhe kohe FSHF-se, ndaj eshte dicka qe nuk mund te tolerohet", perfundoi deklaraten e tij kreu i Ministrise Sporteve, Ylli Pango, qe ne kete menyre i ka hapur rruge zgjidhjes perfundimtare se konfliktit.