Paturi, ligjvenes qe mbron dhunen
Dhuna e ushtruar ne ndeshjen Iliria-Albpetroli ndaj gjyqtarit Shkelqim Guce, i cili ra viktime e deputetit Ajrullah Paturi, ka sjelle noten e protestes se shoqates se gjyqtareve, e cila nuk ka mundur ta kaperdije ate qe ndodhi pas perfundimit te takimit te fituar nga miqte mallakastriote. Ne protesten e tyre, ata theksojne se dhuna ndaj gjyqtareve nuk njeh asnje frenim, madje tashme problem i madh eshte bere fakti qe nuk jane me tifozet shqetesimi kryesor, por njerez te njohur, madje edhe perfaqesues te politikes shqiptare. Shoqata kerkon ndihmen e te gjithe opinionit sportiv per te ndalur kete fenomen qe nga vitit ne vit po njeh vetem rritje. Ne protesten e saj, ajo kerkon te mbrohet identiteti i arbitrave dhe te mos perseriten me skena te tilla te turpshme si ajo e ndeshjes Iliria-Albpetrol, ku gjyqtari Guce eshte detyruar te shoqerohet jashte qytetit me eskorte policie, pasi kercenimi me i madh i tij nuk vinte nga tifozet, por nga deputeti Parturi. "Shoqata e Arbitrave te Shqiperise, teper e ndjeshme ndaj dhunes se ushtruar ndaj anetareve te saj, proteston fuqishem dhe kerkon nga opinioni publik, klasa politike, organizmat shteterore, FSHF-ja dhe te gjithe institucionet sportive, nje reagim qytetar ne lidhje me dhunen e ushtruar ndaj gjyqtarit Shkelqim Guce, ne Fushe-Kruje, ne ndeshjen Iliria-Albpetrol, date 30.03.08. Ne ndeshjen e javes se 16-te, ne takimin Iliria-Albpetrol, pas perfundimit te takimit, gjyqtari kryesor i ndeshjes eshte goditur, dhe ndaj tij eshte ushtruar dhune, jo vetem nga lojtaret e skuadres Iliria, por edhe nga deputeti Ajrullah Paturi. Te shqetesuar per kete precedent, ne gjyqtaret e Shoqates se Arbitrave te Shqiperise, ngreme zerin e protestes per dhunen e ushtruar ndaj kolegut tone dhe presionin ndaj anetareve te shoqates tone. Shqetesimi yne rritet edhe me shume, kur degjojme edhe deklaratat e ligjvenesve te Parlamentit shqiptar, te cilet behen njesh me dhunen, madje e mbrojne ate. Ne i bejme thirrje te gjithe atyre, qe e duan futbollin, qe te distancohen nga veprime te tilla, te cilat vetem e shkaterrojne imazhin e futbollit dhe largojne tifozet nga stadiumet", thote protesta e shoqates se arbitrave. Nje dite me pare, ishte vete deputeti Ajrullah Paturi qe pranoi dhunen e ushtruar ndaj gjyqtari Guce, pasi, sipas tij, gjyqtari ne fjale kishte luajtur me ndjenjat e tifozeve dhe kishte neperkembur nje qytet te tere me arbitrimin e tij te njeanshem, duke qene se, sipas deputetit Paturi, ai eshte nje gjyqtar i korruptuar.