Pango firmos statutin, gati takimi me Topin dhe Duken
Jeton Selimi
Deklarata e ministrit Pango se eshte i gatshem te firmose statutin e Federates Shqiptare te Futbollit eshte drita jeshile qe mund te dergoje palet ne zgjidhjen perfundimtare te konfliktit qe prej tre vjetesh ka ne qender te tij MTKRS-ne dhe FSHF-ne. Pas shume e shume perplasjesh, duket se Shqiperia do t'i kthehet arenes nderkombetare. Gjithcka nisi ne vitin 2005, kur ministri i atehershem, Bujar Leskaj, kerkoi te bente auditimin e xhepave te federates, gje qe u kundershtua me force nga FIFA. Pas kercenimit te organizmit me te larte boteror te futbollit, ministria e linjes u terhoq pas, duke e detyruar ministrin Leskaj te niste nje gjyq kunder presidentit Duka dhe sekretarit Bici (ky i fundit eshte rikthyer ne detyre pas me shume se nje viti). Shprehja e famshme e ministrit Leskaj "Kam nje gozhde qe do ta ngul ne FSHF", u venit pak nga pak, sidomos pas Asamblese se vitit 2006, kur Armand Duka fitoi zgjedhjet dhe nje mandat te dyte ne krye te FSHF-se. FIFA pranoi rezultatin, por jo Leskaj, qe vazhdoi rrugen e gjyqeve, pa arritur kurre te realizonte zotimin e bere, nguljen e gozhdes. Ndryshimi i kreut te MTKRS-se solli nje qetesi te rreme, derisa ministri i ri hyri ne brendesi te situates. Pas shqyrtimit te detajeve te para, ministri Pango kerkoi qe federata te bente ndryshime ne statut. Pasoi nje situate e ndere, deri ne ardhjen e zv/presidentit te FIFA-s, turkut Senesh Erzik, i cili u largua me premtimin e ministrit Pango se gjithcka do te perfundonte shume shpejt. Nga qershori i vitit 2007, deri ne fund te nentorit, ishin muaj mjalti. Gjithcka u la ne harrese, derisa Kryeministri Berisha akuzoi drejtpersedrejti presidentin e FSHF-se, Armand Duka dhe lojtare te Kombetares si te perfshire ne trukime ndeshjesh.
Takimi Topi-Pango-Duka
Eshte premtuar te zhvillohet kete fundjave, ose ne fillim te javes se ardhshme, nje takim ku do te marre pjese triumvirati me i perfolur ditet e fundit ne mediat sportive. Topi-Pango-Duka do te takohen ne presidence me ftesen e kreut te shtetit, per te bere nje hap te madh drejt zgjidhjes se situates. Ishte vete Presidenti Topi, i cili thirri ne takim me pare ministrin Pango dhe me pas kreun e FSHF-se, Armand Duka. Duket se ishin pikerisht nderhyrjet e kreut te shtetit ato qe sollen edhe zbutjen e toneve. Kjo eshte drita e vetme e shpreses pas kaq muajsh plot terr.
Pango: Statusin nuk e firmosa per hir te Dukes
"Nuk e bera per hir te Dukes. E kam informuar vazhdimisht Kryeministrin Berisha, pasi ne fund te fundit jam minister i vene prej tij. E kam firmosur edhe per hir te futbollit shqiptar, por dhe te mos mbetej mua njolla e pezullimit te futbollit, qofte edhe per nje muaj".