Ministri Venizelos: Disa vende të zonës euro, nuk na duan më
ATHINË- Disa vende të zonës euro nuk na duan më ne, deklaroi ministri grek i Financave Evangjelos Vénizelos, i cili uron të bindë partnerët e vendit që Greqia mund t'ia dalë nëse qendron në euro.
“Vendi është në buzë të greminës. Situata e vështirë, presion nga jashtë dhe nga brenda dhe rreziku në cdo rast është i madh” tha Venizelos.
Ai theksoi se populli grek duhet ta dijë të vërtetën, që shumë vende nuk e duan vendin tonë ne Eurozonë, por me sakrificat tona ne duhet ta bindim Evropën se mund t'ia dalim.
"Të qëndrojmë në euro për gjeneratat e ardhshme për fëmijët tanë", deklaroi ai pas mbërritjes tek presidenti i Republikës, Carolos Papulias.
(d.b/BalkanWeb)