OKB voton sot rezolutën kundër dhunës në Siri
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë sot rezolutën kundër dhunës në Siri. Dokumenti dënon fuqishëm regjimin e Basharl al-Asadit për shkeljet e të drejtave të njeriut, ndërsa mbështet planin e Ligës Arabe që i bën thirrje udhëheqësit sirian të japë dorëheqje.
Formulimi thuhet të jetë i ngjashëm me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila ishte kundërshtuar nga Rusia dhe Kina më 4 shkurt.
Sidoqoftë, rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme nuk mund t’iu vihet veto, andaj edhe mbesin joobliguese.
Në prag të votimit të sotëm, Amnesty International dhe Human Rights Ëatch i kanë bërë thirrje Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që t’i kërkojnë Qeverisë siriane “fundin e të gjitha shkeljeve të të drejtave të njeriut, si dhe përgjegjësi për krimet e kryera”. Aktivistët raportojnë se forcat siriane të sigurisë kanë vazhduar operacionet ushtarake në Homs dhe Hama. Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare qysh në mars të vitit të kaluar. Prej asaj kohe thuhet të kenë humbur jetën mijëra njerëz.
(el.me/news24/BalkanWeb)