E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Zhiti: Pllaka shërben për të kujtuar të keqen në mënyrë që të mos përsëritet

04-09-2013 / Gazeta 55

Pllakë përkujtimore në burgun 302, nderim për ish-të burgosurit e diktaturës

Pjesëtarë të Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë, familjarë e miq të personave që vuajtën në diktaturë, mes tyre edhe Ministri i Kulturës Visar Zhiti, një ish i përndjekur politik gjithashtu, janë mbledhur në ambientet e jashtme të burgut 302 në rrugën "Mine Peza" në Tiranë, ku përuruan vendosjen e një pllake përkujtimore në nderim të kujtimit të të gjithë atyre që vuajtën pasojat e komunizmit.  Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Tanush Kaso, si një prej organizatoreve për vendosjen e kësaj pllake u shpreh se nga ky burg janë dërguar drejt kampeve të pushkatimit me qindra njerëz të pafajshëm. "Shpirtrat e tyre ende sot vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Bijtë dhe bijat e tyre, edhe sot nuk janë rehabilituar dhe integruar plotësisht në shoqërinë shqiptare. Vrasësit e tyre, ende sot nuk kanë kërkuar falje. Kjo pllakë përkujtimore, e vendosur sot mbi burgun e vjetër të Tiranës do të vazhdojë të flasë dhe të thotë: Njerëz mos harroni! Kjo pllakë le të shërbejë edhe si kujtesë për drejtuesit e shtetit shqiptar për zbatimin pa hezim të të gjitha konventave ndërkombëtare mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe mbi të gjitha, për të vendosur detyrimet morale që shteti ka ndaj shtresës së ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë të Shqipërisë”, theksoi Kaso. Ministri Zhiti, nga ana e tij, tha se kjo pllake megjithëse e thjeshte, ka lidhje me kujtesën dhe ndërgjegjen kombëtare. "Pllaka të tilla, të gjithë kemi në kujtesë, por duke u shtuar rrugëve tona, shërbejnë për të kujtuar të keqen në mënyrë që jo të përsëritet ajo, jo të krijojmë revansh, por të kujtojmë për të bërë më të mirën sot, për të bërë Shqipërinë e ëndërruar nga të gjithë", theksoi Zhiti. Sipas te dhënave ne arkivat e Ministrisë se Brendshme, te përmbledhura ne vëllimin "Terrori Komunist ne Shqipëri", gjate periudhës se diktaturës ne vend kishte 23 burgje dhe 48 kampe përqendrimi. Mbi 5157 njerëz u vranë dhe 9052 vdiqën ne burgje, ndërsa mbi 17.900 shtetas janë burgosur, si të dënuar politike ne Shqipëri gjate 46 viteve të sistemit famëkeq.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›