SHBA: Shqipëria kaloi me sukses testin për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe lira

Kreu i LSI Ilir Meta, takim me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker - Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 23 qershorit, roli i konstruktiv dhe stabilizues i Shqipërisë në rajon, si dhe sfidat që qeveria e re duhet të kapërcej për t’i dhënë një impuls të ri procesit të integrimit europian të vendit
Kryetari i LSI-së Ilir Meta është takuar në Slloveni me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker. Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 23 qershorit, roli i konstruktiv dhe stabilizues i Shqipërisë në rajon, si dhe sfidat që qeveria e re duhet të kapërcej për ti dhënë një impuls të ri procesit të integrimit europian të vendit. Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tonë dhe në mënyrë të veçantë rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke u ndalur te rëndësia që ka intensifikimi i bashkëpunimit rajonal. Z.Meta përmes z.Reeker shprehu mirënjohjen më të madhe për qeverinë e SHBA, e cila ka qenë vendimtare me asistencën dhe ndihmën e saj jo vetëm në momentet më të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe në demokratizimin e mëtejshëm të politikës dhe shoqërisë sonë. Gjithashtu, z.Meta shtoi se zgjedhjet e 23 qershorit përmbushen standardet edhe sollën ndryshimin që pritej nga shumica e qytetarëve shqiptarë. “Padyshim se roli i SHBA ishte shumë jetik për transparencën e plotë të zgjedhjeve” - shtoi Meta. Nga ana e tij z.Reeker vlerësoi në mënyrë te veçantë faktin se Shqipëria kaloi me sukses testin për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe lira, si një premise e rëndësishme për të avancuar më tej me drejt reformave strukturore, institucionale dhe ekonomike që i duhen vendit për të njohur një zhvillim të qëndrueshëm drejt rrugëtimit në BE. Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë e siguroi kreun e LSI-së se do te vazhdoje ta mbështesë Shqipërinë jo vetëm ne planin strategjik, por edhe ne funksion te rritjes se marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, si dhe investimeve amerikane ne vend. Meta ritheksoi se Shqipëria mbetet e palëkundur ne partneritetin strategjik me SH.B.A dhe e angazhuar për te kontribuar si një anëtare e denje e NATOS ne te gjithë përpjekjet e SH.B. A për te pasur lidershipin ne krijimin e një bote me te lire dhe me te paqte për te gjithë. “Ne ketë kontekst, Shqipëria do te vazhdoj te mbështes çdo vendim qe SH.B.A dhe aleatet e saj do te marrin ne lidhje me çështjen e Sirisë” deklaroi Meta. Kreu i LSI-së Ilir Meta ka qenë i ftuar në Forumin Strategjik të BLEDIT në Slloveni.