"Vrite, vrite Vuçiqin"

Takimi i nënkryetarit të parë të qeverisë serbe Vuçiq me këshilltarët ilegalë të katër komunave serbe në veri të Kosovës ka filluar sot para orës 17, kurse në këtë takim, sipas medieve serbe, kanë arritur 99 këshilltarë dhe 21 anëtarë të këshillave komunale. Para këtij takimi Vuçiq deklaroi se nuk pret që sonte të arrihet ujdia me serbët që e kundërshtojnë marrëveshjen e Brukselit, por shtoi se vëren tek ata ndryshim të qëndrimit.
Ai është pritur nga një turmë rreth 2000 vetash që bërtisnin kundër tij.
Brohoritjet në video fillojnë nga minuti 1:11.
“Shoh ndryshim të mendimit, ndryshim të qëndrimit. Shoh ndryshim të pikëpamjeve ndaj gjërave. Qeveria dhe kuvendi serb e kanë miratuar marrëveshjen, e nëse e respektoni shtetin tuaj, nëse e respektoni Serbinë, atëherë respektoni edhe vendimet e qeverisë e të kuvend”, tha Vuçiq. Sipas tij “populli ynë në Kosovë e Metohi e kupton këtë gjithnjë e shumë dhe më mirë”, shkruan koha.
Gjithnjë sipas medieve serbe, në tubimin protestues kundër tij dhe marrëveshjes ka pasur mjaft të shara e fyerje, ndërsa është ftuar edhe për vrasjen e nënkryetarit të qeverisë serbe. “Vrite, vrite, vrite Vuçiqin, duke shtuar se është e pabesueshme që në mesin e të tillëve kishte edhe mjaft fëmijë të shkollave fillore.
Pajtim për veprim të përbashkët veri – Serbi.