E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbim gurësh tek barrikada në urën e Ibrit

Ata shpjeguan se duke ardhur për në pjesën jugore të qytetit janë provokuar dhe u qëlluan me gurë nga disa serbë, të cilët ruanin barrikadën. Sipas tyre, ata janë sharë dhe fyer, ndërsa i janë përgjigjur provokimeve duke hedhur po ashtu gurë në drejtim të tyre
Shkëmbimi me hedhje gurësh mes dy grupeve të rinjsh tek barrikada mbi urën e Ibrit në Mitrovicë për pak sa nuk shkaktoi një incident të përmasave më të gjera. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë që raportohet se nuk ka të lënduar. Lidhur me këtë incident policia shoqëroi dy të rinj shqiptarë, të cilët ishin banorë të Lagjes së Boshnjakëve, raporton TCH

Ata shpjeguan se duke ardhur për në pjesën jugore të qytetit janë provokuar dhe u qëlluan me gurë nga disa serbë, të cilët ruanin barrikadën. Sipas tyre, ata janë sharë dhe fyer, ndërsa i janë përgjigjur provokimeve duke hedhur po ashtu gurë në drejtim të tyre.

Disa qytetarë të pranishëm në atë moment kanë treguar se policia ka reaguar menjëherë. Ndërkaq, një polic i komunitetit serb ka treguar se ishte një provokim i dyanshëm i disa të rinjve dhe më pastaj u përdorën gurët nga të dyja grupet./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›