E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI: Aktivistët e "Vetëvendosjes" janë dhunuar gjatë arrestimit të Albin Kurtit

"Amnesty Internationa" i ka kërkuar policisë së Kosovës që të nisë një hetim më të hollësishëm, të drejtë dhe të paanshëm lidhur me deklaratat se gjatë arrestimit të liderit të lëvizjes "Vetevendosje", është përdorur dhunë e tepruar dhe keqtrajtim nga njësia policore speciale e kosovës, në 12 qershor të këtij viti. Gjatë operacionit të shërbimit policor të Kosovës për të arrestuar Albin Kurtin, janë arrestuar dhe 5 aktivistët e tjerë, Frasher Krasniqi, Salih Zylba, Vlorian Molliqaj, Faton Zekën dhe Nderim Matoshi, ndërsa forcat e rendit thanë se këta persona nuk i janë bindur thirrjeve të oficerëve.
Albin Kurti, 5 të arrestuarit dhe aktivistë të tjerë po festonin 5 vjetorin e themelimit të organizatës joqeveritare, e cila kundërshton prezencen e komunitetit nderkombëtar në Kosovë. Sipas informacioneve të "Amnesty International" dhe një videoje të bërë publike, njësia speciale e policisë ka hyrë në gardhin e hekurt që rrethonte zyrat e vetevendosjes dhe ka shkatëruar portën e zyrës, duke përdorur me pas edhe spray me piper për të shpërndarë ata që ishin të pranishëm.
"Amnesty International" shpreh shqetësimin për dhunën e skajshme dhe keqtrajtimin e përdorur gjatë arerstimit të personave të mësipërm. Sipas Salih Zylbës, një nga të arrestuarit, pasi polici kishte hyrë në ambient, e kishte goditur atë me një shkop gome në kokë. Pasi ka rënë në tokë, ai është goditur e dhunuar edhe nga policë të tejrë. Por sikur të mos mjaftonte kjo, Salih Zylba dhe një tjetër dëshmitar, tregon se edhe kur është dërguar në stacionin e policisë, është goditur sërish nga 10 apo 12 oficerë policie. Më pas Salih Zylba, është dërguar në klinikën e spitalit të Prishtinës bashkë me Frasher Krasniqin. Sipas Amnesty International, dëmtimet e Salih Zylbas i kanë shkaktuar atij krisje në vertebra. Përveç kësaj, edhe 10 anëtarë të "VetevendosjeS" janë dërguar në spital si pasojë e dëmtimeve nga spray i piperit dhe nga goditjet e marra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›