E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vritet për hakmarrje një 48 vjecar

VLORE-Një person është qëlluar me armë për vdekje gjatë natës në Radhimë të Vlorës. Policia dyshon se vrasja ka ndodhur për hakmarrje.

Policia bëri të ditur sot se gjatë natës është qëlluar me armë zjarri shtetasi Hasko Sina 48 vjec. Plagët e marra kanë qënë vdekjeprurëse për Sinën, që ka gjetur menjëherë vdekjen në vendgjarje.

Policia ka nisur hetimet dhe paraprakisht dyshon se vdekja e 48 vjecarit ka lidhje me një vrasje në vitin 1997.
Sipas policia autori është identifikuar dhe pritet arrestimi i tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›