300 britanikë të vrarë në fushatën afgane
Kryeministri britanik, David Cameron, tha se ushtria është duke paguar një çmim të lartë për të ndihmuar që Britania e Madhe dhe bota të jenë më të sigurt.
Megjithatë, ai tha se trupat britanike do të qëndrojnë deri sa afganët do të jenë në gjendje për të garantuar sigurinë e tyre.
Ministria e Mbrojtjes ka qenë e përgatitur për këtë lajm të trishtuar, duke ditur se kjo do të ngrejë shumë pyetje në lidhje me misionin ushtarak të Britanisë se Madhe në Afganistan.
Anëtari i 300-të i forcave të armatosura britanike ishte një marins. Ai ishte plagosur në një shpërthim me 12 qershor dhe ishte transferuar në Spitalin e Mbretëreshës Elizabeta në Birmingham, ku vdiq të dielën.
Kryeministri Cameron dha një reagim të shpejtë, duke thënë se ishte një moment për të gjithë vendin për të reflektuar mbi sakrificën e madhe dhe përkushtimin e frocave te armatosura të Britanisë.
Ai e bëri të qartë se nuk do të ketë ndryshim në strategjinë britanike sa i përket Afganistanit. /bbc/