Ministri i Arsimit: Gabimet në tekstet e historisë do të korrigjohen brenda vitit

Tiranë, 29 shtator, NOA Çdo tekst shkollor me gabime do të korrigjohet dhe në këtë mënyrë do tu jepet fund të gjitha debateve në lidhje me ndryshimet brenda tyre të krijuara kohët e fundit.
Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë ministri i ri i Arsimit dhe Shkencës, Myqyrem Tafaj gjatë një pohimi të tij për mediat.
I pyetur nga gazetarët lidhur me konfliktin e lidnur mes nxënësve, por edhe qarqeve të caktuara të shoqërisë dhe politikës lidhur me tekstin e historisë 12, Tafaj pohoi se ndryshimet brenda tij do të realizohen brenda vitit.
Për këtë çështje do të merren ekspertë të posaçëm, shtoi Tafaj, duke treguar një kthesë në qëndrimin e qeverisë lidhur me këtë çështje, e cila u shoqërua edhe me një protestë nxënësish ditën e djeshme.
Ndërsa në lidhje me grevën e urisë së studentëve të Universitetit të Vlorës, ai tha se ajo nuk ka motiv dhe prandaj duhet të ndalet.
n.e/NOA