Diplomat, studentët e Vlorës vijojnë grevën

Dymbëdhjetë studentët e degës së drejtësisë në universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë vijojnë edhe sot grevën e urisë pasi nuk bien dakord me diplomat që u janë dhënë nga ky universitet. Sipas studentëve, diplomat nuk kanë vlerë në tregun e punës dhe nuk janë regjistruar në regjistrin kombëtar të diplomave në Ministrinë e Arsimit. "Duam që diploma jonë të jetë e vlefshme për tregun e punës dhe të ketë vlerë juridike", tha njëri nga studentët që kanë hyrë në grevë. Pritet që grevës së urisë t'i shtohen edhe studentë të tjerë.