E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e Vlorës grevë urie për diplomat

Studentët e degës së drejtësisë në universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë kanë nisur grevën e urisë pasi nuk bien dakord me diplomat që u janë dhënë nga ky universitet. Sipas studentëve, diplomat nuk kanë vlerë në tregun e punës dhe nuk janë regjistruar në regjistrin kombëtar të diplomave në Ministrinë e Arsimit. "Duam që diploma jonë të jetë e vlefshme për tregun e punës dhe të ketë vlerë juridike", tha njëri nga studentët që kanë hyrë në grevë. Ai tha se si fillim në grevë do të hyjnë 10 studentë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›