Vasili: Në spital me autorizim të mjekut të familjes
Asnjë pacient nuk do të pranohet për konsulta në qendrat spitalore pa autorizim nga mjeku i familjes. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili bëri këtë deklaratë gjatë konferences "Mbrojtja shëndetësore në Shqipëri sfidat dhe mundësitë".
Edhe Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të kujdesit shëndetësore Elvana Hana ka përkrahur këtë deklaratë. Ajo u shpreh se drejtoret e spitaleve do të ndëshkohen me sanksione nëse pranojnë pacientë pa rekomandime të mjekut të familjes.
Në konferencë është vënë në dukje dhe fakti se shqiptarët po ndërgjegjësohen për problemin e sigurimeve shëndetësore dhe shuma e kontributeve në vite ka ardhur në rritje.