Ministri i Brendshem Basha Situata ne Shkoder ende problematike i domosdoshem evakuimi

Edhe pse reshjet jane larguar qe prej mesnates se djeshme niveli i ujit mbetet ende problematik per komunat ne Shkoder
Rreth 270 persona jane evakuuar gjate dites se sotme nga zonat e pushtuara nga permbytjet. Evakuimi i tyre eshte bere permes ajrit pasi ishte e pamundur nderhyrja ne rruge tokesore e forcave te Ushtrise dhe Policise. Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka qene ne zonen e Djacit ku ka bere thirrje qe evakuimi te vazhdoje pasi situata eshte shume e rende. Sot eshte operuar nga uji dhe nga ajri ne te gjithe komunen e Dajcit dhe kemi mundesi ti mbeshtesim edhe per evakuim edhe per furnizim. Jane evakuuar mbi 150 veta nga barkat e Policise te forcave RENEA dhe nga forcat Speciale e Ushtrise. Tani mund te evakuohen nga Suka e Dajcit Pentari dhe Rrushkulli me helikopter per evakuim. U bej thirrje banoreve te gjithe banoreve qe ti pergjigjen drejtuesve vendore per evakuim. Sot dita eshte me kohe te mire cka e lehteson ndjeshem operacionet. Koha e mire dhe me diell nuk duhet te na genjeje pasi argjinatura rreth Dajcit eshte e care ne 5 vende. Dajci si komune eshte nen-uje. Pervec ketyre 3 pikave Suka e Dajcit Pentari dhe Rrushkulli e gjithe komuna eshte nen-uje. Ne keto 3 pika ne po orientojme procesin e evakuimit. E rendesishme eshte qe banoret ti pergjigjen thirrjes per evakuim- u shpreh ministri Basha. Ai deklaroi se tashme furnizimi me ushqime eshte me i lehte pasi ne dispozicion te forcave tona te Armatosura jane edhe disa helikoptere te ardhur nga Turqia te cilet kane nje kapacitet me te madh por serish zgjidhja mbetet evakuimi. Sipas te dhenave te Ministrise se Brendshme dje jane shperndare ne zonat e permbytura 2700 pako ushqimore nga 15 kg secila 16 ton uje 4 mije qirinj si dhe 666 batanije.