Shqiperia mbeshtet kontributin e EULEX ne Kosove
Kryeministri Berisha dhe ministri Nishani presin shefin e Misionit EULEX ne Kosove Xavier Bout de Marnhac
Kryeministri Sali Berisha priti ne nje takim diten e djeshme shefin e Misionit EULEX ne Kosove Xavier Bout de Marnhac. Pasi i uroi perzemersisht mireseardhjen Kryeministri Berisha theksoi se Shqiperia vlereson shume rolin dhe kontributin e rendesishem qe misioni EULEX po jep ne konsolidimin e shtetit ligjor ne Republiken e Kosoves. Kreu i ekzekutivit theksoi gjithashtu se Shqiperia e mbeshtet plotesisht perpjekjet e EULEX dhe te institucioneve demokratike te shtetit me te ri europian Republikes se Kosoves per konsolidimin e demokracise shtetit ligjor garantimin e te drejtave dhe lirive te individit dhe minoriteteve. Kryeministri Berisha ritheksoi se Kosova eshte kthyer tashme ne faktor paqeje dhe sigurie ne rajon.
Nga ana e tij kreu i Misionit EULEX ne Kosove Xavier Bout de Marnhac e falenderoi Kryeministrin Berisha per pritjen e ngrohte e miqesore dhe i shprehu mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen qe Shqiperia i ka dhene dhe i jep misionit EULEX dhe Kosoves. Gjithashtu Xavier Bout de Marnhac vleresoi edhe rolin qe Shqiperia luan si nje faktor i rendesishem inkurajues per forcimin e dialogut dhe bashkepunimit ne sherbim te paqes e stabilitetit ne rajon.
Gjate ketij takimi dy kreret e larte vleresuan rezoluten e fundit te Organizates se Kombeve te Bashkuara e cila ofron te gjitha mundesite per zhvillimin e dialogut dhe bashkepunimit per te gjitha ceshtjet praktike midis Prishtines dhe Beogradit cka do ti sherbeje interesit me te mire te ketyre dy vendeve por edhe konsolidimit te stabilitetit e sigurise ne rajon.
Edhe ministri i Drejtesise Bujar Nishani takoi diten e djeshme drejtuesin e EULEX-it Xavier Bout de Marnhac.
Ne kete takimi shefi i EULEX ne Kosove Xavier Bout de Marnhac dhe ministri i Drejtesise Bujar Nishani diskutuan per bashkerendimin e punes mes institucioneve shqiptare dhe misionit EULEX ne kuader te luftes kunder krimit te organizuar ne rajon si dhe diskutimi i ceshtjeve dypaleshe si ato te transferimit apo ekstradimit te personave qe kerkohen ne te dy anet e kufirit.
Ne fjalen e tij ministri Nishani theksoi kontributin e ministrise se Drejtesise ne fushen e bashkepunimit nderkombetar juridiksional si dhe asistencen juridike qe i eshte i ofruar autoriteteve te drejtesise se Kosoves. Ministri Nishani shprehu gatishmerine e tij me qellim qe ndihma e ndersjellet ne fushen e bashkepunimit ndergjyqesor te jete e shpejte dhe efikase.
Nga ana tjeter drejtuesi i EULEX-it Xavier Bout de Marnhac tha se e konsideronte kete vizite pune ne Shqiperi si shume te rendesishme per sa i perket diskutimit dhe bashkerendimit te punes ne kryerjen e procedurave ne fushen e drejtesise dhe te rendit.
Ministri Nishani njoftoi drejtuesin e EULEX-itXavier Bout de Marnhac se jane gati tre draft-marreveshje te cilat do te nenshkruhen se shpejti nga autoritetet e drejtesise ne Shqiperi dhe Kosove ne fushen e bashkepunimin juridiksional si dhe te tjera qe i vijne ne ndihme ceshtjes se sundimit te ligjit ne Kosove. Vizita e drejtuesit te EULEX-it Xavier Bout De Marnhac ne Tirane eshte pjese e turit te tij ne vendet e Ballkanit konkretisht ne Beograd Podgorice dhe Shkup.