PE vote unanime per rezoluten e heqjes se vizave per shqiptaret

Komisioni i Puneve te Brendshme Drejtesise dhe Lirive Civile ne Parlamentin Evropian ka miratuar dje me shumice derrmuese votash propozimin per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. 49 vota lsquopro dhe 2 kunder bene qe drafti te kaloje per miratim ne seancen e PE-se javen e ardhshme
Eurodeputetet e Komisionit te Puneve te Brendshme Drejtesise dhe Lirive Civile kane aprovuar raportin e eurodeputetes Tanja Fajon lidhur me heqjen e vizave afatshkurtra per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes. E gjitha eshte konfirmuar fale nje mbeshtetje unanime pasi nga 51 eurodeputete te pranishem ne salle 49 kane votuar lsquopro dhe vetem dy eurodeputete radikale kane votuar kunder. Pas votimit raportuesja Fajon dhe eurodeputete te tjere kane shprehur kenaqesine e tyre per kete votim. Eurodeputetja sllovene dhe nje nga mbeshteteset e procesit te heqjes se vizave per qytetaret shqiptare Fajon tha se edhe shtyllat e tjera te bllokut si Parlamenti Evropian dhe Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian duhet te votojne pozitivisht cka do te ishte nje ndihmese e madhe per Shqiperine dhe qytetaret e saj ne rrugen e integrimit si dhe nje premtim i mbajtur nga vete institucionet evropiane. Jam e kenaqur qe koleget e mi te komisionit LIBE dhane nje mbeshtetje shume te madhe per vizat. Me kete mbeshtetje ne i cojme nje sinjal shume te forte qytetareve te Bosnjes dhe Shqiperise qe ne jemi gati qe te heqim regjimin e vizave. Une gjithashtu pres qe Parlamenti Europian te votoje pozitivisht ceshtjen e vizave javen tjeter dhe qe pastaj shtetet anetare te ndjekin rrugen tone per ta perfunduar kete proces sa me shpejt qe te jete e mundur duke hequr vizat per te dyja vendet ne fund te vitit ose edhe me pare per periudhen e Krishtlindjeve sic u be edhe vitin e kaluar me tre vendet e tjera u shpreh ajo. Eurodeputetja Fajon mendon se pas drites jeshile te Komisionit dhe Parlamentit Europian edhe nese ka pasur nje ose dy shtete anetare qe jane pak te lekundura ato pritet ti thone po procesit. Une do te habitesha nese disa shtete anetare do te bllokonin procesin sepse ska arsye per kete. Eumlshte nje proces teknik. Komisioni thote qe kushtet teknike jane permbushur dhe mbi kete baze do te jete shume e veshtire per disa shtete qe te thone se ne nuk duam te heqin regjimin e vizave per njerin tjetrin ose te dyja vende se bashku. Pra une pres qe ta mbeshtesin por sigurisht qe ne nuk flasim ende per nje proces te mbaruar pasi monitorimi vazhdon deklaroi me tej eurodeputetja sllovene. Raportuesja per Shqiperine ne PE tha se te enjten e ardhshme Parlamenti Evropian duhet te miratoje raportin per vizat ne menyre qe kjo procedure te shkoje me pas te Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian. Ajo tha se permes ketij akti BE dhe institucionet e bllokut respektojne angazhimin e perbashket si dhe premtimin dhene qytetareve shqiptare per heqjen e vizave brenda vitit. Une gjithashtu pres nje votim pozitiv te enjten e ardhshme ne seancen e Parlamentit Evropian ne Bruksel. Uroj qe mesazhi pozitiv i PE-se te ndiqet sa me shpejt nga vendet anetare te BE-se ne menyre qe te respektojme angazhimin tone te perbashket per liberalizimin e vizave ne nje kohe sa me te shpejte qe te jete e mundur. Shpresoj qe qytetaret e te dy vendeve te arrijne te udhetojne te lire brenda vendeve te BE para fundit te ketij viti ose para festes se Krishtlindjeve katolike ne menyre qe ata te kene mundesi te kalojne pushimet dhe te vizitojne te afermit dhe miqte e tyre theksoi Tanja Fajon. Ne mbledhjen e paradites se djeshme komisioni votoi gjithashtu edhe per opinionin e miratuar nga Komisioni i Jashtem ne te cilin thuhet se ky proces duhet te kryhet sa me shpejt. Gjithashtu komisioni hodhi poshte amendimet e propozuara nga eurodeputeti holandez Daniel Van der Stoep qe ti kerkohej Shqiperise dhe Bosnjes terheqja nga Konferenca Islamike si kusht per liberalizimin e vizave. Tashme rezoluta pritet te kaloje per votim ne Parlamentit Europian ne seancat e 6 dhe 7 tetorit dhe me pas miratimi final ne 7 dhe 8 nentor nga ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian qe do te rekomandoje direkt heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen vendim ky qe hyn ne fuqi ekzekutive maksimumi para Krishtlindjeve ne fund te dhjetorit 2010.
Emine Bozkurt Shpresoj qe ata ta bejne pasi Komisioni dhe Parlamenti jane ne te njejten linje. Komisioni ishte shume pozitiv. Parlamenti votoi me nje shumice derrmuese dhe jam e sigurt qe ne seancen plenare do te jete e njejta mbeshtetje. Keshilli i Ministrave duhet te ndjeke shembullin tone dhe te votoje sa me shpejt pasi eshte shume e rendesishme per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes.
Tanja Fajon Une do te habitesha nese disa shtete anetare do te bllokonin procesin sepse ska arsye per kete. Eumlshte nje proces teknik. Komisioni thote qe kushtet teknike jane permbushur dhe mbi kete baze do te jete shume e veshtire per disa shtete qe te thone se ne nuk duam te heqin regjimin e vizave per njerin tjetrin ose te dyja vende se bashku. Pra une pres qe ta mbeshtesin por sigurisht qe ne nuk flasim ende per nje proces te mbaruar pasi monitorimi vazhdon.
...