E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Brendshëm serb: Në kufirin Kosovë- Shqipëri bëhet nami. Kjo më bën tia fus me shpullë ndonjërit

Në një shkrim të titulluar Kosova më shton dëshirën tia fus me shpullë ndonjërit, agjencia B92 citon ministrin e Brendshëm serb, Ivica Daçiç, që thotë se krimi që ndodh në veri të Kosovës nuk është asgjë me atë që ndodh në kufirin mes Shqipërisë e Kosovës. Ai tha se pyet veten nëse komuniteti ndërkombëtar mendon se inteligjenca jonë është kaq e ulët.

Ne jemi njerëz të kulturuar, por ndonjëherë kam dëshirë tia fus ndonjërit me shpullë për shkak të këtyre përpjekjeve për të na nxjerrë ne budallenj, tha Daçiç.

Duke përmendur kufirin mes Kosovës e Shqipërisë, ai tha se historitë e kontrabandës së cigares e naftës në veri të Kosovës nuk janë asgjë në krahasim me pikat e tjera doganore ku kalohen armë e bomba.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›