E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Drejtësisë Spiro Peci, u takua të Enjten me ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE) në Tiranë, Lutz Salzmann, me të cilin "diskutoi për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm". Zë

Ministri i Drejtësisë Spiro Peci, u takua të Enjten me ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE) në Tiranë, Lutz Salzmann, me të cilin "diskutoi për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm".
Zëdhënësi i dikasterit të Drejtësisë tha se gjatë këtij takimi, ministri Peci theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për thellimin e bashkëpunimit dhe
falenderoi z.Salzmann për ndihmën e Bashkimit Evropian ndaj sistemit shqiptar të drejtësisë. "Në mbështetje të procesit të stabilizim-asocimit, Komisioni Evropian ka miratuar programin CARDS (Mbështetja e Komunitetit për Rindërtim, Zhvillim dhe
Stabilizim), ku Shqipëria përfiton 145 milion Euro për vitet 2001-04), tha z.Peci. Ndërsa ambasadori i BE-së në Shqipëri, Salzmann nënvizoi rolin e rëndësishëm që
luan Ministria e Drejtësisë në rrugën e procesit të Stabilizim-Asocimit dhe ofroi gatishmërinë për zgjerimin konkrtet të bashkëpunimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›