E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot ne Ministrine e Ekomise u zhvillua takimi mes ministrit te Ekonomise z.Arben Malaj dhe perfaqesueses se perhershme te Programit te Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara per Shqiperine, znj.Anna Krist

Sot ne Ministrine e Ekomise u zhvillua takimi mes ministrit te Ekonomise z.Arben Malaj dhe perfaqesueses se perhershme te Programit te Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara per Shqiperine, znj.Anna Kristina Stjarnerklint.
Ne fjalen e saj znj. Stjarnerklint u shpreh se Ministria e Ekonomise eshte partneri kryesor i PNUD-it dhe kontrapale ne te gjitha projektetet ndaj dhe bashkepunimi me Ministrine tuaj do te thellohet gjithmone e me teper.
Nga ana e tij, ministri Malaj vleresoi kontributin e Programit te Kombeve te Bashkuara ne ndihmen qe i ka dhene Shqiperise gjate kesaj periudhe dhe ne pozicionin e Koordinatorit Kombetar te PNUD-it u shpreh se do te kerkoj nje bashkepunim me te ngushte, qe do te thote takime te vazhdueshme dhe koherente te stafeve teknike per te pare nga afer ecurine e çdo projekti qe PNUD zbaton ne Shqiperi. Nderkohe, vazhdoi z.Malaj, ekspertet do te kene mbeshtetjen time maksimale qe projektetet te kene efektivitet te plote dhe te arrihet impakti i kerkuar.
Me pas te dy bashkebiseduesit diskutuan mbi projektet me te rendesishme te PNUD-it ne Shqiperi si "Menaxhimi ekonomik dhe menaxhimi i ndihmes, "Lidershipi dhe mbeshtetja e Parlamentit", Projekti iÇarmatimit etj. Duke folur per projektin e Menaxhimit te ndihmes, znj. Stjarnerklint u shpreh se ky projekt synon mbeshtetjen e institucioneve shqiptare, si atyre ekzistuese dhe strukturave te reja ne rrugen e reformave sipas funksioneve perkatese.
Ndersa z.Malaj e vleresoi shume te rendesishem kete projekt dhe u shpreh se do te kete nje impakt shume afatgjate per konsolidmin e institucioneve shqiptare dhe mbeshtetjen e eksperteve ne fushen e menaxhimit ekonomik dhe koordinimit te ndihmes se huaj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›