E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Drejtësisë shijon bregdetin e Jugut

 

Është fotografuar disa javë më parë në plazhin e Himarës teksa bisedonte dhe pinte kafe me disa miq. Edhe ministri i Drejtësisë, Enkeled Alibeaj nuk mund t’i rezistonte tundimit për të shuar vapën. Ai ka lënë zyrat me ajër të kondicionuar, kostumet dhe kollarët, makinën luksoze dhe ka veshur panatallonat e shkurtra për të shijuar gjithçka të mirë që të ofron plazhi i bukur i Himarës. Pasi ka pirë diçka në një nga baret e qendrës së Himarës me gazetarin Alfons Zeneli, ka lëvizur në qendër të Himarës duke u takuar me miq dhe të njohur të tjerë, të cilët kishin ardhur për të kaluar pushimet në Himarë.
Thuhet se ministri Alibeaj ka lëvizuar në gjithë bregdetin e Jugut gjatë pushimeve të muajit gusht me familjarë dhe miq. Alibeaj u emërua ministër i Drejtësisë disa muaj më parë, duke u bërë kështu një emër tjetër në moshë të re, vetëm 34 vjeç, në kabinetitn e kryeministrit Berisha. Më përpara Enkeled Alibeaj ishte pjesë e stafit të kabinetit të kryeministrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›