Ministri i Drejtësisë sot në Tiranë
PRISHTINE - Një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës i kryesuar nga ministri Haki Demolli ndodhet sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë (Shqipëri).
Gjatë vizitës, delegacioni nga Kosova pritet të takohet me kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Drejtësisë Bujar Nishani. Po ashtu delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës do të vizitojë edhe Gjykatën e Krimeve të Rënda të Shqipërisë, ku do të takohet me Dritan Hallunaj, kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda.
(d.b/BalkanWeb)