E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës kallzim penal Dritan Priftit

TIRANE-Bashkia e Tiranës do të kallëzojë penalisht Ministrin e Energjitikës Dritan Prifti . Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Florian Serjani bëri të ditur sot se institucioni që ai përfaqëson ka përgatitur një listë me kallzime penale. “Në listën e gjatë të kallzimeve edhe Ministri i Energjitikës Dritan Prifti”, tha Serjani teksa ndodhej para Prokurorisë së Rrethit të Tiranës.

PS ka akuzuar Priftin se është pasuruar falë korrupsionit dhe I ka kërkuar këto ditë prokurorisë me deklarata publike të hetojë rreth mënyrës sesi është pasuruar Ministri.

Ndërkohë, Ministri Prifti nga ana e tij ka hedhur poshtë akuzat dhe ka theksuar se deklarimin real të pasurisë e ka bërë në institucionet që duhet dhe se ka vepruar gjithë kohën korrekt me ligjin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›