Superstrada e Hanit të Hotit, takim për shpronësimet
25/03/2010 Certifikata e pronësisë kusht për përfitim
SHKODER- Nënprefekti i Malësisë së Madhe dhe kreu i komunës Kastrat Gjovalin Vneshtaj kanë organizuar një takim me drejtuesit e fshatrave të kësaj komune. Në këtë takim është diskutuar për gjetjen e një gjuhe të përbashkët për zgjidhjen e problemeve që kanë dalë me shpronësimit e trojeve dhe tokave nga ku do të kalojë superstrada Shkodër –Hani i Hotit. Gjithë diskutimet kanë çuar në një pikë kryesore atë të zgjidhjes së problemit të dëmshpërblimit, pasi është rruga e vetme e zbatimit normal dhe të qetë të projektit të kësaj rruge tejet të rëndësishme nacionale. Nga ana e tyre edhe përfaqësuesit e firmës ndërtuese “Sigma” që kanë fituar tenderin për ndërtimin e rrugës janë shprehur se banorët duhet të paraqesin certifikatat e pronësisë për të vërtetuar se janë pronarë dhe të përfitojnë kompensimin në vlera monetare. Por, ndërkohë banorët e komunës së Kastratit nuk kanë asnjë certifikatë pronësie për trojet, apo tokat e tyre bujqësore. I vetmi dokument pronësie i tyre është ai i firmosur nga kryetarët e fshatrave dhe komuna, por që nuk vlejnë për të përfituar kompensimin e pasurive të paluajtshme ku ata banojnë. Banorët shprehen se nuk është thjesht faji i tyre për mosregjistrimin e pronave, por edhe i sorollatjeve, burokracive dhe vështirësive që kanë hasur për vite të tëra në zyrat përkatëse të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Kryetarët e fshatrave të Kastratit, të pranishëm në takim janë shprehur se janë dakord për ndërtimin e superstradës, por në asnjëherë me çmimet e caktuara për kompensimin e trojeve dhe tokave bujqësore, në vendimin e Këshillit të Ministrave. Problem është dhe numri i pronarëve të regjistruar për kompensim. Komuna Kastrat ka verifikuar në terren 136 pronarë, ndërsa në Fletoren Zyrtare janë shpallur vetëm 36 familje, çka ka irrituar së tepërmi banorët.