E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez, jo milionave të PSG, tani më pranë Milanit

TIRANE-Karlos Tevez tashmë mund të thuhet se do të jetë futbollist i Milanit. Sulmuesi argjentinas i ka thënë “jo” Paris Sent Zhermen, duke preferuar pistën italiane.
Klubi francez, pasi ka joshur në fillim klubin e Mançester Sitit, që kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e “Apashit”, por më pas nuk ka arritur të bindë vetë lojtarin. Leonardo i ka ofruar një rrogë prej 6 milionë eurosh në sezon, por nuk ka arritur ende të sigurojë një takim me të. Tratativa ka mërzitur edhe drejtuesit e Sitit, ndërkohë që Milani po qëndron në pritje, i vetëdijshëm se nuk mund të konkurrojë financiarisht me parizienët.
Tratativa duket ende e gjatë, por Galiani shpreson se mund t’ia dalë edhe këtë herë, duke besuar tek vullneti i futbollistit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›