“Krisja”, David Vija drejt largimit nga “Kamp Nou”
TIRANE-Raporti mes David Vijës dhe Barcelonës duket se ka arritur në fund. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, sulmuesi nuk hyn më në planet e klubit blaugrana dhe në verën e ardhshme do të shitet. Janë të shumtë klubet që interesohen për të, duke nisur nga Liverpuli, Aston Vila apo Çelsi.
Por, që nga Japonia ku ndodhet për Botërorin e klubeve, trajneri Pep Guardiola e ka hedhur poshtë një lajm të tillë. “Është një gënjeshtër. David Vija nuk lëviz nga Barcelona”, tha ai.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)