Ministri i Jashtëm Meta, nesër në Malin e Zi

Ministri i Jashtëm Ilir Meta do të niset nesër në një vizitë zyrtare dy ditore në Malin e Zi. Gjatë qendrimit në Podgoricë, shefi i diplomacisë shqiptare do të takojë disa nga zyrtarët më të lartë malazezë. Axhenda e takimeve nis me kryeministrin Milo Gjukanoviç, dhe më pas Meta do të takohet me homologun e tij Milan Rocen, ku pas takimit do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe do të mbahet një konferencë për shtyp. Më pas Meta do të takohet me kryetarin e Parlamentit dhe me krerët e partive shqiptare. Ndërkaq gjatë ditës së dytë të vizitës në Malin e Zi, ministri i Jshtëm Meta do të ketë edhe një takim me presidentin malazez Filip Vujanoviç.