E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec/ Sherr mes të rinjve, 1 i vdekur

Nje sherr banal mes dy personave në Pogradec ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre. Pas një grindjeje mes dy të rinjve, njëri prej tyre ka goditur me grusht tjetrin dhe më pas e ka hedhur në një kanal me ujë, ku e ka lënë të vdesë.A utori i ngjarjes ka rënë në prangat e policisë. Personi i arrestuar është Florian Baci, banues në fshatin Memelisht të Pogradecit. Kjo pasi duke pirë në mbrëmje në një lokal së bashku me Ilirjan Seitllarin, kanë dalë jashtë barit dhe janë grindur për motive të dobëta. Aty mësohet se Baci e ka goditur viktimën me grusht në syrin e majtë dhe e ka hedhur më pas në një kanal me ujë në anë të rrugës nacionale, aty ku ai ka gjetur edhe vdekjen e është gjetur vetëm sot në orët e para të mëngjesit.Policia tha se u kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Vrasjes", parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe materialet iu kaluan prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›