E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtëm britanik, Hague takim me Clinton

I pari takim i kryer nga ministri i ri i Jashtëm i Britanisë William Hague ishte me homologen nga Shtetet e Bashkuara Hilari Clinton. Të dy në Washington e bënë të qartë, se pavaresisht ndryshimit të udhëheqjes në Londër, miqësia speciale tradicionale ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë vazhdon, dhe se nuk ka aspak dyshim mes dy vendeve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së rreth nevojave për të sanksione të reja ndaj Iranit. Nderkohë, në New York vazhdojnë negociatat për raundin e katërt të sanksioneve kundër Iranit si pasojë e refuzimit të Teheranit për të reaguar ndaj shqetësimeve botërore rreth programit të tij për pasurimin e uraniumit.

Gjatë një konference shtypi me Hague, i cili i zuri vendin David Miliband të qeverisë laburiste, Clinton tha se nuk do të ketë reagim serioz nga Irani pa sanksione të reja. Sekretari i Jashtëm Hague tha se qeveria e re britanike e mbështet plotësisht qasjen amerikane dhe se Britania do të bëjë gjithçka të mundur që tu mbushë mendjen partnerëve të Bashkimit Evropian për të vepruar paralelisht me sanksione financiare në mbështetje të rezolutës së OKB-së që ende nuk është miratuar. I pyetur nëse një ditë do të kerkohen veprime ushtarake për të ndaluar programin berthamor të Iranit, Hague tha se asnjëherë nuk është përjashtuar mundësia e veprimeve ushtarake por po bëhen përpjekje që kjo çështje të zgjidhet në rrugë paqësore.

Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e shtunë , 15 maj 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›