Protesta e opozitës, Rama: E afërt fitorja e kauzës sonë
Pas një sërë fjalimesh të drejtuesve të partive aleate, deputetëve socialistë si edhe të deputetëve e grevistëve të tjerë nga cadrat protesta e opozitës ka kulmuar me fjalimin e kryesocialistit Edi Rama. “Ne nuk kemi dalë në rrugë për të shkatërruar dhe djegur Shqipërinë, por për të ndaluar dorën që shkatërron ëndrrat dhe djeg shpresat e shqiptarëve. Nuk jetojmë më në Shqipërinë ku e vërteta jonë qeveritare mund të burgosej me vite e me dekada dhe as nuk ngjajmë gjëkundi ne me opozitën që digjte institucionet dhe bashkë me to fytyrën e Shqipërisë” tha Rama.
Kryesocialisti Rama ka bërë një panoramë të Shqipërisë që sipas tij qeveria e ka zhytur në varfëri e korrupsion. Ndaj sipas Ramës protesta ka kërkesë ose transparëncë ose qeveria të largohet. “Përpara se sa varfëria e aspiratave ta vërë përfundimisht poshtë këtë vend dhe mbretëria e pashpallur t’i vendosë shqiptarët përpara faktit të kryer të sundimit të saj duke u thënë ose rrini këtu në bukën e qeverisë ose thyeni qafën ku të doni, ne duhet ta zhbëjmë dhe do ta zhbëjmë projektin e mbretërisë së pashpallur duke siguruar zgjedhjet” tha Rama.
Kryesocialisti Rama u ka kërkuar protestuesve qëndresë pasi sipas tij tashmë opozita është shumë më afër fitores. “Fitorja e kauzës sonë është shumë më afër se ç’ishte 14 ditë më parë. Arritja e qëllimit tonë është shumë më pranë seç ishte ditën kur u ngrit kjo cadër. Prandaj motra dhe vëllezër ashtu sic e kemi demostruar gjatë gjithë ketyre ditëve kurajon për të rezistuar duhet të vazhdojmë ta demostrojmë të gjithë sëbashku. është koha për zgjidhje. është koha për t’i hapur rrugë transparencës, për t’i hapur rrugë lirive dhe të drejtave. është koha që veshët e pushtetit të hapen dhe që zgjidhja të bëhet realitet” tha Rama.
Grevistët: Zgjedhje të parakohshme
Socialistët nuk do të njohin qeverinë dhe do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme nëse maxhoranca nuk do të pranojë të hapë kutitë e 28 qershorit. Kjo deklaratë u bë nga deputeti grevist Fatmir Xhafa në protestën e së premtes. “Ne nuk do të ikim me këmbët tona nga kjo cadër, përkundrazi, do ta përshkallëzojmë më tej këtë grevë nëse nuk i jepet zgjidhje kërkesave që tashme ne i kemi bërë publike. Boll më me shprehje! I themi të urtit që t’i hapi rrugë budallait. Ka ardhur koha të besohet tek shprehja e urtë ‘ruaju nga zemërimi i të urtit’, ndaj ruaju Sali Berisha nga zemërimi i popullit që po kërkon ta shtypësh me pushtetin tënd të korruptuar. I urti popull ka dalë në rrugë për t’ua hequr karrigen e pushtetit planin e papërgjegjshëm të Sali Berishës. Ne sot po kërkojmë thjesht dhe vetëm këtë të drejtë kushtetuese, transparencën e votës, të qeverisë dhe të zbatimit të ligjit. Nëse ky njeri nuk do të pranojë ta bëjë një gjë të tillë atëherë ka vetëm një rrugë, të mos e njohim më këtë qeveri. I kërkojmë të largohet nga pushteti duke kërkuar jo më transparencën e zgjedhjeve që shkuan, por zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme” tha Xhafa.
Ai tha se opozita është e gatshme të negociojë për kërkesat e saj, por nuk do të pranojë kompromise që nuk garantojnë transparencë.
Gjinushi: Zgjidhja, largimi i Berishës
është hapur me fjalën e kryetarit të Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, protesta masive e opozitës. Duke fajësuar kryeministrin si shkaktari kryesor i kësaj krize, Gjinushi tha se largimi i Berishës është zgjidhja e vetme per situatën e krijuar. “Zgjidhja është vetëm një, largimi i tij. Populli e njeh si Sali Ruzhdia dhe I kërkon votën e tij me cdo kusht”, tha Gjinushi. Kreu i PSD nuk kurseu as akuzat për LSI dhe kryetarin e saj Ilir Meta. “Sot 200 nga shokët tanë janë në grevë urie dhe 200 000 shqiptar nuk kanë me se të jetojnë, pushteti nuk merret në tavolinë por as nën tavolinë duke bërë pazare me LSI”, deklaroi kreu i PSD-së.
Protesta paralizon rrugët e Tiranës
Pavarësisht se protesta e opozitës që ishte caktuar të niste në orën 18:00, rrugët e Tiranës kanë qenë të mbushura me protestues rreth një orë më parë. Me një hartë të mirëpërcaktuar më parë njerëzit e ardhur nga rrethet e vendit janë grumbulluar në 5 pika hyrëse të kryeqytetit. Kështu, pranë stacionit të trenit që në orën 17:00 ka nisur grumbullimi i të ardhurve nga qytetet veriore të vendit.
Protestuesit socialistë të qarqeve Durrës e Berat ndalesën e parë e kanë patur pranë Zogut të Zi. Prej aty ata kanë nisur marshimin e tyre në këmbë drejt qendrës së Tiranës.
Në kryqëzimin e 21-Dhjetorit janë grumbulluar të ardhurit nga qarqet Fier e Lushnje.
Protestuesit e ardhur nga Vlora kanë patur stacionin e parë në afërsi të stadiumit Dinamo. Me në krye deputetët e këtij qarku ata kanë marshuar drejt cadrës së grevistëve të urisë.
protestuesit socialistë të Korçës, Pogradecit, Librazhdit e Elbasanit janë grumbulluar në hyrje të rrugës së Elbasanit.
E gjithe kjo situatë është zhvilluar nën mbikqyrjes së plotë të forcave të rendit dhe gjatë grumbullimeve e marshimit të protestuesve nuk ka patur incidente e konfrontime.
Kordona policësh para kryeministrisë. Basha inspekton masat mbrojtëse
Operacionin policor për mbrojtjen e institucioneve gjatë zhvillimit të protestës së opozitës po e drejton direkt nga terreni ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Gjysëm ore para se të niste protesta zoti Basha i shoqëruar edhe nga zëvendës drejtori i policisë së shtetit Agron Kulici dhe drejtues të tjerë të policisë është filmuar nga kamerat e televizioneve në tarracën e kryeministrisë. Ndërkohë që e gjithë ndërtesa e kryeministrisë, vendi ku opozita ka zgjedhur që prej dy javësh të vendosë protestën e vet, është e blinduar me kordonë të forcave policore.
Dita e 14-të e grevës, një tjetër grevist në spital
Shkon në 35 numri i grevistëve që lënë grevën si pasojë e përkeqësimit të shendetit. Vetëm pak minuta para fillimit të grevës së madhe të opozitës, 39 vjecari Përparim Metaj u transportua drejt spitalit infektiv në QSUT pasi shfaqi Luhatje tensioni, dhimbje të forta stomaku.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 15 maj 2010 ) < I mëparshmi