E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociata pas kuintave. Oferta e PS: Kutitë në Venecia

Negociatat te vazhdueshme gjate ketyre diteve me nderhyrjen e diplomateve europiane dhe atij amerikan ne Tirane kane bere qe forcat politike te vendosin serish kontaktet e tyre per te arritur ne nje zgjidhje te ngercit politik ne vend. Alsat ka arritur te mesoje se perfaqesues te ngushte te kryeministrit dhe liderit socialist jane takuar sebashku per te diskutuar kushtet e zgjidhjes se ngercit.

• Bosh: është gjetur formula e kompromisit. Të pranohet nga palët
• Rama: Zgjidhje në funksion të transparencës Burime te Alsat thone me tej se fjala e fundit e perfaqesuesit te mandatuar nga lideri socialist Edi Rama ka qene negocimi per verifikimin e materialeve zgjedhore, ndersa ceshtja e hapjes se kutive te dergohet per shqyrtim ne komisionin e Venecias. Vete ambasadori i OSBE-se Robert Bosh, deklaroi kete te premte se zgjidhja e ngercit politik eshte gati por duhet vetem vullneti i paleve per kete.

Nderkohe edhe zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta, i cili eshte lakuar gjithashtu si nje nga negociatoret e mundshem mes paleve, i pyetur nga Alsat per kete ceshtje thote se qeveria eshte e gatshme te jape konsensus per kerkesat e opozites.

“Qeveria dhe mazhoranca janë të vullnetshme që në mënyrë pozitive, konstruktive të vlerësojnë të gjitha kërkesat pikërisht në këtë hapësirë midis transparencës dhe kushtetutës së vendit” tha Meta.

Nderkohe qe per afatet e zgjidhje se ngercit foli edhe minisitri i Jashtem bullgar i cili deklaroi se zgjidhja duhet te jete e shpejte brenda ketyre dy javeve.

“I bëj thirrje forcave dhe liderëve politikë shqiptarëve të gjejnë një zgjidhje për situatën politike, një zgjidhje kjo në përputhje si me transparencën ashtu dhe me kushtetutën dhe legjislacionin shqiptar. Po ashtu kjo zgjidhje të jetë në përputhje dhe me angazhimet e marra nga Shqipëria në kuadrin e Këshillit të Evropës. është shenjë e pjekurisë politike që të arrihet në një marrëveshje për të ardhmen politike të vendit. Një nga shenjat e kësaj pjekurie politike është që mosmarrëveshjet të zgjidhen nëpërmjet dialogut, në parlament dhe jo në rrugë. Unë shpresoj që në javët e ardhshme dialogu mes qeverisë dhe opozitës do të forcohet” tha Mladenov.

Azhornuar së fundi ( e premte , 14 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›