E Diel, 1 Nëntor 2026

E nxitur politikisht Bashkia e Tiranes ikone e shperdorimit te fondeve

12-11-2010 / Gazeta 55

Protesta e vendoreve reagon ministri i Financave Ridvan Bode


Ministri i Financave Ridvan Bode ka reaguar dje ndaj protestes se vendoreve per kasat fiskale dhe taksat duke e quajtur ate si te nxitur politikisht. Ministri Bode shpjegoi se rimbursimi i kasave do te paguhet nga qeveria nepermjet nje fondi te posacem qe nuk prek llogarite e bashkive dhe komunave. Ministri Bode fajesoi pushtetin vendor per shperdorim te deformuar fondesh pasi ka ulur performancen e mbledhjes se taksave nderkohe qe ka rritur ndjeshem shpenzimet per pagat. Fondi per kasat fiskale arrin ne 2.3 miliarde leke dhe do te perdoret per kompensimin e te gjitha bizneseve qe blejne aparatin mates se xhiros brenda dates 28 shkurt te vitit te ardhshem. Deshiroj te sqaroj opinionin publik lidhur me nje pretendim te disa perfaqesuesve te pushtetit vendor te nxitur politikisht per te mos paraqitur te verteten e dinamikes se zhvillimit te fondeve buxhetor ndaj pushtetit vendor. Deshiroj qe krahasimet ti bej sipas buxheteve faktike per tu ndalur dhe tek buxheti 2010. dinamika e decentralizimit te pushtetit vendor nga ana e qeverise ka qene vertete per tu evidentuar. Mund tu them se ne vitin 2005 gjithe buxhetet vendore kapnin nje vlere prej rreth 20 miliard lekesh. Ketu perfshire grantet qendrore dhe te ardhurat e realizuara nga taksat e komunave dhe bashkive. Ne vitin 2009 viti i fundit qe kemi te mbyllur me evidence te plote ndaj dhe do ti referohem ne vijim eshte 33 miliarde 583 milione leke. Nje rritje pra prej rreth 14 miliard leke e cila ka ardhur teresisht nga shtesa e granteve te qeverise qendrore pasi niveli i te ardhurave vendore ne vitin 2005 dhe 2009 eshte i njejte 12. 1 miliarde leke te mbledhura nga taksat vendore tha Bode duke shtuar se kjo ka ndodhur ne harkun e 5 viteve duke mos shenuar asnje progres ne rritjen e performances fiskale. Sipas tij rritja e granteve nga rreth 7 miliard leke ne 20 miliarde leke ose trefishimi shumes qe qeveria qendrore i ka dhene pushtetit vendor ka pasur per objektiv permiresimin e sherbimeve komunale si dhe nxitjen e investimeve ne infrastrukturen komunale dhe bashkiake.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›