Ligji do te veproje me force opozita te heqe dore nga rekrutimi i kontingjentit kriminal

Incidentet ne Orikum reagon Ministri i Brendshem Lulzim Basha
Ministri i Brendshem Lulzim Basha akuzoi dje opoziten si nxitese te trazirave ne Orikum atje ku banoret e kesaj komune gjate dites se djeshme jane konfrontuar me strukturat e Policise se Shtetit. Duke marre shkas nga deklaratat e deputetit socialist Saimir Tahiri i cili beri pergjegjes qeverine per situaten e krijuar Basha reagoi menjehere duke iu drejtuar opozites se ajo fshihet pas ketyre incidenteve. Ne nuk do lejojme askend qe sulmoje institucionet dhe bllokoje rruget. Askush nuk mund te bllokoje akset nacionale. Askush nuk mund te godase dhe rrethoje institucionet. Hiqeni nga mendja dhe hiqni dore po ju them ketu para shqiptareve nga rekrutimi i kontingjenteve kriminale. Te jeni te sigurt se falangat kriminale me te cilat flirtoni nuk do te kene asnje minute pushim ne kete vend. Ne do ti godasim dhe do ti shpartallojme sic i kemi goditur dhe shpartalluar deri me tani u shpreh Basha. Duke vazhduar akuzat ndaj opozites ministri Basha deklaroi se policia do te funksionoje ndersa i kerkoi deputeteve te sillen si politikane europiane dhe te mos keqperdorin qytetaret shqiptare. Silluni ashtu sic thote KE mos vendosni interesat personale te kryetarit tuaj para vendit. Harrojeni se ju mund te provokoni trazira dhe te fusni ne spirale dhune dhe tensioni kete vend anetare te NATO-s. Harrojini se skenaret e zinj te kryetarit te partise tuaj mund tua impononi shqiptareve tha ministri i Brendshem. Duke theksuar ashpersine e ligjit mbi kedo qe do te dhunoje strukturat e Policise se Shtetit ministri Basha i kerkoi banoreve te Orikumit se ekzistojne te gjithe mekanizmat ligjore per te shqyrtuar dhe konfirmuar te drejtat e tyre. Sa per informacionet qe permendet banoret e Orikumit si cdo komune dhe Bashkie tjeter te Shqiperise kane dhe do te kene instrumentet ligjore per te zgjidhur dhe konfirmuar cdo te drejte te tyren. Qeveria dhe une si anetare i qeverise dhe strukturave te Ministrise se Brendshme kane dhe do te kene vullnetin qe te drejtat e tyre te afirmohen ne rruge ligjore vuri ne dukje ministri Basha. Ai denoi rende perdorimin e qytetareve permes skenareve talebane nga klika socialiste per te nxitur konflikte sociale. Keqperdorimi i qytetareve dhe skenaret talebane per te nxitur konflikte sociale do kene vetem nje pergjigje dhe do jete mbrojtje e ligjit me te gjithe forcat dhe menyrat garantoi ministri i Brendshem Lulzim Basha.
...