Vetmia e Edvinit ne grushtin e deshtuar te shtetit qe erdhi nga provincat

Kryebashkiaku i Tiranes ne krye te nje tubimi me komunare por edhe me punonjes gjelberimi kerkoi dje neper shi 20 milione eurot qe planifikohet tu rimbursohen bizneseve te vogla per kasat fiskale. Deshperimi per humbjen e takses partiake per zgjedhjet do sjelle sot edhe gijotinen per te pabindurit ne asamblene e PS-se Edi Rama te zgjedhurit lokale te PS-se dhe nepunesit e bashkise se Tiranes u grumbulluan dje para Kuvendit te Shqiperise ne nje proteste per fondet e Edi Rames per zgjedhjet lokale. Nje projekt vendim i pergatitur nga ana e qeverise per ligjin Per sistemin e taksave vendore dhe vecanerisht parashikimi per rimbursimin e kasave fiskale nga taksat lokale u heq bashkive socialiste 20 milione euro. Duke i konsideruar kot mungesa fondesh si mungesa ne xhepin e tij per fushaten elektorale per zgjedhjet lokale te vitit te ardhshem Edi Rama prej disa javesh ka angazhuar vartesit e tij ne proteste per te kundershtuar kete projekt-ligj. Ndersa dje Edi Rama zgjodhi te tubohej para Kuvendit me heret disa dite me pare duke tentuar qe shqetesimin e tij personal te shnderroje ne shqetesim me te gjere sajoi nje mbledhje te Shoqates per Autonomine Vendore anetaret e se ciles jane vartesit te tij ne PS ndersa disa dite me pare kishte sajuar nje tjeter forum me teme Pushteti vendor - mbeshtetje per biznesin. Ashtu sikurse edhe ne keto takime me te zgjedhurit lokale edhe dje Edi Rama eshte ankuar per 3 milione euro ndersa disa krere te tjere te njesive lokale nuk kane pasur asnje alternative tjeter te ndryshme nga ai i te shkuarit pas avazit te Edi Rames. Historia e rimbursimit te kasave fiskale u sajua qe ne zanafillat e saj nga vete PS-ja. Disa jave me pare ne dirigjimin e deputetit Eduard Shalesi bizneset e tregut te njohur me emrin Medreseja ne Tirane u ngriten ne protesta. Pas ketyre protestave qeveria premtoi rimbursimin e kasave fiskale por kete here jo aq per te keqen e Eduard Shalesit se sa per te keqen e Edi Rames si vjelesi i taksave te ketyre bizneseve ky rimbursim do te behet pikerisht nga keto taksa lokale. Pas ketij premtimi duket Edi Rama kishte llogaritur te keqperdorte bizneset por jo pasojat per deri sa ne menyre te perseritur mbledh te njejtet fytyra dhe ankohet pse per zgjedhjet e ardhshme lokale ai do te kete 3 milione euro me pak ne dispozicion.
...